Sport

I kanë mësuar adresën e shtëpisë, Charles Leclerc u kërkon fansave që të respektojnë privatësinë e tij në Monako…

Është bërë publike adresa personale e pilotit Charles Leclerc në Principatën e Monakos, e cila ka shtyrë drejtuesin e Ferrarit të reagojë.

10 Prill 2023, 11:44 Nga DOSJA
I kanë mësuar adresën e shtëpisë, Charles Leclerc u

ITALI - Charles Leclerc bëri të ditur përmes një njoftimi për shtyp, se adresa e tij personale ishte publikuar në rrjetet sociale dhe se, që nga ajo kohë, fansat e pilotit monegask kanë telefonuar në shtëpinë e tij për t'i kërkuar autografe ose foto, gjë që padyshim përfundoi duke mërzitur pilotin e Ferrarit.

“Gjatë muajve të fundit, adresa ime e shtëpisë është bërë publike për një arsye apo një tjetër, duke bërë që njerëzit të mblidhen nën banesën time, i bien ziles së derës dhe kërkojnë foto dhe autografe,- shpjegon Leclerc. - Ndërsa jam gjithmonë i lumtur që jam në dispozicion për ju dhe vlerësoj shumë mbështetjen tuaj, por ju kërkoj të respektoni edhe privatësinë time dhe të mos vini dhe më shqetësoni në shtëpinë time”.

Dhe për të vazhduar: “Do të sigurohem që të ndalem për secilin prej jush kur të më takoni në rrugë apo në cirkuit, por nuk do të zbres po të vini në shtëpinë time. Mbështetja juaj personalisht dhe në rrjetet sociale do të thotë shumë për mua, por ka një kufi që nuk duhet kaluar. Gëzuar Pashkët të gjithëve!”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll