Bota

Bllokohen rreth 50 minatorë në minierën e Trepçës, shkak problemet e energjisë elektrike

Numri i minatorëve që kanë mbetur të ngujuar është rreth 50.

10 Prill 2023, 14:13 Nga I.A
Bllokohen rreth 50 minatorë në minierën e Trepçës,
Foto Ilustruese

KOSOVË- Disa minatorë kanë mbetur të bllokuar që mbrëmë në Minierën e Trepçës, në horizontin 11 që është diku rreth 900 metra nën tokë. Minatorët kanë mbetur të bllokuar për shkak të problemeve të energjisë elektrike. Numri i minatorëve që kanë mbetur të bllokuar është rreth 50.

“Gjendja është e mirë aktualisht. Ka ushqim që ka mbetur nga syfyri. Kemi folur me ta, janë në gjendje të mirë pasi që ka ventillim dhe dritë. Problemi është tek ashensori. Po pritet që pas pak kohe me dal”, ka thënë një minator në kushte anonimiteti për lajmi.net.

bllokohen 50 minatore ne minieren e trepces

Sondazh

Poll