Bota

Orteku në alpet franceze/ Rritet bilanci i viktimave, shkon në 6 numri i të vdekurve

Numri i të vdekurve nga orteku i së dielës në Alpet Franceze u rrit në gjashtë, përfshirë dy udhërrëfyes malorë.

10 Prill 2023, 13:52 Nga f.i
Orteku në alpet franceze/ Rritet bilanci i viktimave, shkon në 6 numri
Foto ilustruese

FRANCË- Numri i të vdekurve nga orteku i së dielës në Alpet Franceze u rrit në gjashtë, përfshirë dy udhërrëfyes malorë. Nuk janë dhënë detaje për identitetin e viktimave.

Si fillim u raportua për 4 të vdekur dhe dy të zhdukur. Bilanci i vitimave u rrit me gjetjen e dy trupave të pajetë të udhërrëfyesve malorë.

Orteku të dielën ra nga akullnaja Armancette në Contamines-Montjoie, në rajonin Haute-Savoie, rreth 30 kilometra në jugperëndim të Chamonix. Trupat e pajetë u gjetën të mbuluar nga bora në akullnajën Armancette.

ortek ne france

Sondazh

Poll