Bota

Marrëveshja me Greqinë/ Izraeli njofton shitjen e sistemeve raketore Spike

Ministri i mbrojtjes Yoav Gallad ka theksuar se marrëveshja tregon bashkëpunimin e fortë midis dy vendeve dhe angazhimin e përbashkët për të siguruar stabilitet në rajon.

10 Prill 2023, 13:23 Nga f.i
Marrëveshja me Greqinë/ Izraeli njofton shitjen e sistemeve raketore
Foto ilustruese

IZRAEL- Ministria e Mbrojtjes e Izraelit këtë të hënë ka njoftuar marrëveshjen për shitjen e raketave antitank Spike në Greqi. Mediat e huaja shkruajnë se marrëveshja midis dy vendeve arrin vlerën rreth 370 milionë euro. 

Ministri i mbrojtjes Yoav Gallad ka theksuar se marrëveshja tregon bashkëpunimin e fortë midis dy vendeve dhe angazhimin e përbashkët për të siguruar stabilitet në rajon.

"Ky projekt i shton një sërë marrëveshjesh midis Shtetit të Izraelit dhe Republikës Helenike dhe thekson më tej bashkëpunimin e fortë midis dy vendeve tona dhe mbrojtjen tonë, si dhe angazhimin tonë të përbashkët për të garantuar stabilitetin në rajon,”- ka thënë ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad.

 

yoav gallad mareveshja greqi-izrael

Sondazh

Poll