Aktualitet

Aksident me vdekje në Lushnje, karrotreci përplas endacakun

Drejtuesi i karrotrecit, M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, është shoqëruar në polici. 

10 Prill 2023, 08:19 Nga F.M
Aksident me vdekje në Lushnje, karrotreci përplas endacakun
Foto Ilustruese

LUSHNJE- Një endacak, rreth moshës 50 vjeç ka humbur jetën në një aksident këtë mëngjes. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 50-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që ëhtë përplasur nga një karrotrec. Drejtuesi i karrotrecit, M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, është shoqëruar në polici. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:00, në aksin rrugor "Rrogozhinë-Lushnjë", në afërsi të fshatit Zhamë, automjeti tip "Karrotrec", me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë. Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

aksident ne lushnje

Sondazh

Poll