Aktualitet

U drejtoi armën policëve, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, efektivët i ‘bastisin’ dhe shtëpinë

Policët po kryenin një operacion gjatë të cilit u kontrolluan gjithsej 14 dyqane e 20 persona. Të arrestuar në total ishin katër, mes të cilëve dhe 25-vjeçari shqiptar.

10 Prill 2023, 08:18 Nga F.M
U drejtoi armën policëve, arrestohet 25-vjeçari shqiptar
Policia greke

GREQI- Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë pasi ka alarmuar vendin. Mediat greke shkruajën se efektivët janë futur për kontroll në një klub nate në Athinë, por i riu ka nxjerrë armën dhe ua ka drejtuar efektivëve.

Policët po kryenin një operacion gjatë të cilit u kontrolluan gjithsej 14 dyqane e 20 persona. Të arrestuar në total ishin katër, mes të cilëve dhe 25-vjeçari shqiptar.

Të riu iu sekuestrua arma dhe një dorëzë metaleike grushti. Ndërsa nga kontrolli në shtëpinë e tij u gjetën dhe u konfiskuan: një armë gjahu, një pistoletë me ajër, një shkop dhe 29 gëzhoja.

shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll