Aktualitet

"Boks" në mes të rrugës tek "Zogu i Zi", Policia: Po ziheshin se gërvishtën mjetet, i kemi shoqëruar në Komisariat

Si pasojë e gërvishtjes së makinave, të lartpërmendurit, të cilët janë identifikuar vetëm me iniciale, kanë nisur të konfliktohen dhe kanë goditur me grushte njëri-tjetrit duke pësuar edhe lëndime.

9 Prill 2023, 22:13 Nga k.m.
"Boks" në mes të rrugës tek "Zogu i Zi",
Pamje nga sherri

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me sherrin e ndodhur pasditen e sotme te “Zogu i Zi”. Pas publikimit të pamjeve, Policia e Shtetit ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, pasi dy persona, të identifikuar me iniciale A.H 49-vjeç dhe M.H 23-vjeç i kanë gërvishtur makinën një 28-vjeçari me iniciale E.Sh.

Si pasojë e gërvishtjes së makinave, të lartpërmendurit, të cilët janë identifikuar vetëm me iniciale, kanë nisur të konfliktohen dhe kanë goditur me grushte njëri-tjetrit duke pësuar edhe lëndime. Të tre janë shoqëruar në Komisariat ndërsa hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes vijojnë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Reagim i DVP Tiranë

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën duken disa persona që konfliktohen me njëri-tjetrin, afër Zogut të Zi, ju sqarojmë se:

Ditën e sotme, rreth orës 18:45, afër rrethrrotullimit të Zogut të Zi, shtetasi A. H., 49 vjeç, banues në Dibër, dhe M. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, kanë gërvishur automjetin që drejtonte shtetasi E. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë. Pasi janë gërvishur dy mjetet, kanë dalë të dy palët duke u konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte. Si pasojë e goditjeve kanë marrë dëmtime të lehta.

Të dy palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

policia e shtetit

Sondazh

Poll