Bota

Dyshohet se hodhi gruan nga ballkoni, arrestohet turisti britanik në Spanjë

Raportet lokale thonë se dëshmitarët i kanë thënë policisë se burri ishte në dhomën e tyre të hotelit dhe gruaja në ballkon kur ajo ka rënë nga ballkoni.

10 Prill 2023, 09:14 Nga f.i
Dyshohet se hodhi gruan nga ballkoni, arrestohet turisti britanik në
Hoteli në Benidorm

SPANJË- Një turist britanik është arrestuar pasi gruaja e tij u plagos rëndë duke rënë nga ballkoni i katit të gjashtë të hotelit në Benidorm, ku po pushonin. Mediat e huaja raportojnë se 40-vjeçari, është arrestuar nga policia spanjolle me dyshimin për tentativë vrasjeje lidhur me incidentin në hotel.

Raportet lokale thonë se dëshmitarët i kanë thënë policisë se burri ishte në dhomën e tyre të hotelit dhe gruaja ndodhej në ballkon kur ajo ka rënë.

“Është shumë herët në këtë fazë për të thënë se çfarë ndodhi dhe nëse ky ishte një aksident apo tentativë për vetëvrasje apo një krim. Shpresojmë se gjithçka do të bëhet pak më e qartë në orët në vijim”,-tha një  burim.

Mësohet se gruaja, 36 vjeçe, ndodhet në gjendje kritike në spitalin në Villajoyosa.

arrestohet turisti ne rio

Sondazh

Poll