Bota

Bie ashensori në Prishtinë, plagosen 8 persona, mes tyre gruaja shtatzënë dhe dy fëmijë

Një banor u shpreh se kanë probleme të shpeshta me këtë ashensor, i cili nuk kishte as 24 orë që ishte vënë në funksion pas një kontrolli.

10 Prill 2023, 08:56 Nga F.M
Bie ashensori në Prishtinë, plagosen 8 persona, mes tyre gruaja
Ashensori

PRISHTINË- Tetë persona, mes tyre një grua shtatzënë kanë mbetur të lënduar pasi një ashënsor ka rënë nga kati i dytë në parkingun e një pallati.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prishtinë një natë më parë, në lagjen Emshir në Prishtinë, në një banesë ku ashensori ka rënë nga kati i dytë në bodrum dhe për pasojë janë lënduar tetë persona.

Në ashensor gjendeshin tetë persona, dy prej tyre ishin fëmijë.

“Gruaja shtatzënë edhe dy fëmijët kanë pësuar traumë të madhe”, u shpreh një banor për mediat e Kosovës.

Ai u shpreh se kanë probleme të shpeshta me këtë ashensor, i cili nuk kishte as 24 orë që ishte vënë në funksion pas një kontrolli.

Në shkurt të këtij viti në ashensorin e ndërtesës të njëjtë ishin lënduar pesë gra, njëra prej tyre kishe pësuar frakturë në këmbë.

ashensori ne prishtine

Sondazh

Poll