Bota

Shembja e ndërtesës në Marsejë/ Gjenden dy trupa të pajetë, 6 persona ende të zhdukur

Punonjësit e kërkim-shpëtimit në vend po përpiqen që të gjejnë gjashtë persona të tjerë që janë raportuar të zhdukur pas shembjes së ndërtesës.

10 Prill 2023, 08:16 Nga f.i
Shembja e ndërtesës në Marsejë/ Gjenden dy trupa të
Ndërtesa e shembur

FRANCË- Dy trupa janë gjetur nën rrënojat e ndërtesës që u shemb në Marsejë të Francës si pasojë e një shpërthimi të madh. Mediat e huaja raportojnë se punonjësit e kërkim-shpëtimit në vend po përpiqen që të gjejnë gjashtë persona të tjerë që janë raportuar të zhdukur pas shembjes së ndërtesës.

Zbulimi i trupave erdhi rreth 24 orë pasi shpërthimi rrëzoi ndërtesën katërkatëshe. Shkaku mbetet i paqartë, por hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e një rrjedhje gazi. 

Mësohet se pesë persona nga ndërtesat fqinje pësuan lëndime të lehta dhe rreth 200 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

 

 

 

shembet ndertesa ne marsej

Sondazh

Poll