Bota

Erdogan flet me homologun izraelit: Turqia nuk mund të heshtë ndaj sulmeve te xhamia Al Aksa

Në një telefonatë të shtunën, presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij izraelit Isaac Herzog diskutuan bastisjet e fundit nga forcat izraelite të sigurisë në xhaminë Al Aksa, si dhe ndërhyrjet e ashpra ndaj atyre në vendet e shenjta.

10 Prill 2023, 08:38 Nga I.A
Erdogan flet me homologun izraelit: Turqia nuk mund të heshtë ndaj
Erdogan

TURQI- Presidenti i Turqisë ka theksuar se është e pamundur që vendi i tij të qëndrojë i heshtur përballë provokimeve dhe kërcënimeve ndaj status quo-së dhe spiritualitetit të xhamisë Al Aksa të Jeruzalemit. Në një telefonatë të shtunën, presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij izraelit Isaac Herzog diskutuan bastisjet e fundit nga forcat izraelite të sigurisë në xhaminë Al Aksa, si dhe ndërhyrjet e ashpra ndaj atyre në vendet e shenjta.

Duke thënë se incidentet e fundit plagosën ndërgjegjen jo vetëm të myslimanëve, por edhe të mbarë njerëzimit, Erdogan theksoi se Turqia në asnjë mënyrë nuk mund të heshtë përballë provokimeve dhe kërcënimeve ndaj status quo-së dhe spiritualitetit të Al Aksa, që ndodhet në Jerusalemin Lindor të pushtuar. Ai i tha Herzogut se thirrjet e disa grupeve radikale hebreje për të sulmuar kompleksin janë shqetësuese.

“Duke theksuar se arsyeja e shëndoshë duhet të mbizotërojë për të parandaluar një spirale të re të dhunës, Erdogan tha se do të ishte e dobishme të ndërmerreshin iniciativa për të udhëhequr të gjitha palët drejt sensit të përbashkët,” thuhet në njoftimin e nxjerr nga qeveria turke.

rexhep tajip erdogan isaac herzog

Sondazh

Poll