Bota

Sulm në Florida/ Vriten me armë tre persona, agresori kundërpërgjigjet ndaj policisë, qëllohet për vdekje

Brenda shtëpisë, policia gjeti tre viktima mes tyre një fëmijë. I dyshuari gjithashtu vdiq pasi u transportua në spital. Mësohet se dy oficerët e përfshirë në të shtënat me armë zjarri nuk janë lënduar.

10 Prill 2023, 08:45 Nga f.i
Sulm në Florida/ Vriten me armë tre persona, agresori
Foto ilustruese

SHBA- Katër persona mes tyre një fëmijë, kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në Orlando, Florida. Mediat e huaja raportojnë se i dyshuari qëlloi me armë tre persona brenda një shtëpie dhe më pas u vra nga policia pasi hapi zjarr ndaj oficerëve.

Oficerët u nisën në vendngjarje pas një telefonate për një rast të dhunës në familje në një shtëpi pranë Parramore Avenue dhe Grand Street. Ata  dëgjuan të shtëna armësh brenda shtëpisë përpara se i dyshuari të dilte dhe të qëllonte me armë drejt tyre. Agresori mbeti i vrarë në këtë sulm.

Brenda shtëpisë, policia gjeti tre viktima mes tyre një fëmijë. I dyshuari gjithashtu vdiq pasi u transportua në spital. Mësohet se dy oficerët e përfshirë në të shtënat me armë zjarri nuk janë lënduar.

Identiteti i agresorit, viktimave dhe policëve nuk janë bërë të ditur akoma.

sulm me arme ne florida

Sondazh

Poll