Sport

Një tregim plotësisht i çmendur, vjen nga Napoli: Ata, i vunë djalit të tyre emrin e futbollistit gjeorgjian… 'Hvica'

Napoli po arrin të fitojë titullin në Serie A, pas më shumë se tre dekadash, ku futbollisti gjeorgjian Hviča Kvarachelia është ylli i ri i skuadrës së Spallettit

10 Prill 2023, 08:15 Nga DOSJA

Një tregim plotësisht i çmendur, vjen nga Napoli: Ata, i

ITALI - Popullariteti i futbollistit nga Gjeorgjia po rritet në mënyrë të paprecedentë në jug të Italisë dhe duket se po mjegullon famën e legjendës Diego Armando Maradona, të cilën ai e ka ende në atë qytet. Ndryshe nuk shpjegohen lajmet e fundit që vinë nga Napoli.

Çifti Armando dhe Clara lindën një djalë më 31 mars dhe pas një jave ata vendosën ta quanin Daniele Hviča, shkruan Corriere delo Sport. Futbollisti gjeorgjian me fanelën e Napolit po luan në mënyrë fantastike, deri më tani ka shënuar 12 gola dhe ka regjistruar 10 asistime, ndaj dhe ka fituar admirues të shumtë në qytetin ku jeton.

Një tregim plotësisht i çmendur, vjen nga Napoli: Ata, i

Interesant është fakti, se babai i të voglit, Armando, mbante emrin e Diego Maradonës, që ishte një rast i zakonshëm në Napoli gjatë viteve ‘90 të shekullit të kaluar. Argjentinasi shkëlqeu me fanelën e Napolit, duke fituar dy titujt e vetëm të kampionatit italian në histori, në sezonet 1986-1987 dhe 1989-1990.

Djali ka lindur më 31 mars në klinikën Santa Patrizia në Secondiliano, një periferi të Napolit. “Ne e morëm këtë vendim për shkak të gjithçkaje që po ndodh këtë vit në Napoli. I thashë partnerit tim se si do të doja t'i quaja fëmijën tonë. Nëse nuk do të kishim një vit si ky, me një lojtar kaq të mrekullueshëm, ndoshta djali ynë do të quhej thjesht Daniele, - tha babai Armando dhe vazhdoi:

Një tregim plotësisht i çmendur, vjen nga Napoli: Ata, i

“Ëndrra ime e vogël është të takoj Kvara. Kjo do të ishte qershia mbi tortë. Unë kam një ëndërr tjetër. Shpresoj që babai im, i cili u nda nga jeta, të shohë me sytë e djalit tim, Daniele Hviča, festën që Napoli do të na bëjë së shpejti. Babai im do të jetë shumë i lumtur”.

Hviča Kvaracheli (22) është një djalë i thjeshtë, ai nuk pretendon të jetë një yll i madh. Ai nuk mban tatuazhe, modele flokësh elegante apo rroba të shtrenjta. Ju nuk mund ta shihni atë në jetën e natës.

Një tregim plotësisht i çmendur, vjen nga Napoli: Ata, i

Karrierën e ka nisur në Dinamo nga Tbilisi, për t'u zhvilluar si lojtar në Rusi, ku ka veshur fanelën e Rubinit të Kazanit për tre vjet.

Kur Rusia u përjashtua nga garat ndërkombëtare, Hvica Kvaracheli vendosi si gjeorgjian të largohej nga klubi përmes Dinamos nga Batumi. Napoli i pagoi rusëve 10.000.000 euro për transferimin e tij, ndërkohë që sot Aurelio De Laurentiis i kërkon Realit, 100.000.000 euro për të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll