Politike

Myslim Murrizi s’ka të ndalur, iu qan hallin deputetëve duke ofenduar: Janë si arixhinjtë me çadra!

27 Shtator 2019, 10:36 Nga DOSJA
Myslim Murrizi s’ka të ndalur, iu qan hallin deputetëve duke

TIRANË– Deputeti i përjashtuar nga PD-ja, Myslim Murrizi mesa duket nuk e kupton limitin lidhur me epitetet që u vendos personave, duke ofenduar kësaj here anëtarët e komunitetit rom.

Gjatë Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit  të zhvilluar disa ditë më parë, deputetët e rinj kërkuan kredi me interes të ulët ose zero, si të pastrehë.

Propozimi është artikuluar nga deputeti demokrat Myslim Murrizi, i cili ka folur për kushte të vështira jetese të deputetëve të opozitës së re, të cilës sipas tij, po bëhen si disa pjesëtarë të komunitetit rom që flenë në çadra.

“T’ia heqim unazës 100 metra dhe t’ua japim këtyre deputetëve që të kenë edhe ata një farë dinjiteti, sepse po bëhen si arixhinjtë me çadra!,”-tha Murrizi. 

Mesa duket Murrizi nuk ka të ndaluar as pas rrëmujës së madhe që shkaktoi kur përdori termin “down” ndaj një komentuesi. Fyerje pasuan ofendimet seksiste ndaj Avokates së Popullit, Erinda Ballanca.

Kësaj të fundit, edhe pse mban një post zyrtar dhe në shërbim të popullit, Murrizi iu referua si “pjeshkëz”. 

Mbetet për t’u parë nëse edhe kësaj here Murrizi do të kërkojë falje publike pikërisht ndaj atij komuniteti të cilit i referohet si ekstremisht të varfër, edhe pse vetë ai ka në dorë të ndryshojë  politikat sociale. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike myslim murrizi nenekryetari i parlamentit ofendon komentuesin myslim murrizi nenekryetari i parlamentit ofendon komentuesin

Sondazh

Poll