Sport

Reagon Kastrioti: “Distancohemi nga çdo ngjarje që njollos klubin tonë…jemi të hapur për hetimin!”

Pas deklaratës së fortë të FSHF për shtyrjen e ndeshjes Kastrioti-Bylis, reagonklubi organizator i ndeshjes së përfolur edhe një javë më pare si përfituese të një rezultati të padejtë të siguruar përmesë presionit.

9 Prill 2023, 17:22 Nga DOSJA
Reagon Kastrioti: “Distancohemi nga çdo ngjarje që njollos

KAMEZ - Pas lajmit për shtyrjen e ndeshjes Kastrioti – Bylis për shkak të kërcënimeve të arbitrave, klubi i Kastriotit ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale.

“REAGIM: Pas njoftimit zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit për shtyrjen e ndeshjes Kastrioti-Bylis për një datë të pacaktuar, ku në njoftimin e mbërritur deklarohet që arbitrat janë kërcënuar, klubi Kastrioti është i detyruar të dalë me këtë reagim.

Ne si klub distancohemi nga këto akuza dhe bëjmë thirrje organeve kompetente që të zbardhin sa më shpejt këtë histori të shëmtuar, e cila prish imazhin e klubit tonë, por dhe të futbollit shqiptar në përgjithësi.

Në deklaratën e Federatës Shqiptare thuhet që edhe në ndeshjen e javës së kaluar midis Kastriotit dhe Laçit arbitrat paskan qenë të detyruar që nga kërcënimet të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Ne jemi të gatshëm të përballemi me realitetin dhe i bëjmë thirrje organeve kompetente të marrin masa të menjëhershme dhe të zbardhin të vërtetën për këtë akuzë të rëndë. KS Kastrioti distancohet në mënyrë kategorike nga çdo lloj ngjarje që njollos lojën e bukur të futbollit.”-shkruan klubi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kastrioti Football Club (@kskastrioti.al)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll