Bota

Shpërthimi në magazinën në Hamburg, banorët paralajmërohen për përhapjen e e lëndëve toksike nga tymi në ajër (VIDEO)

Videoja që qarkullon në rrjetet sociale tregon se magazina është përfshirë nga flakët herët në mëngjesin e së dielës, ndërsa shtëllunga të zeza tymi kanë mbuluar banesat. 

9 Prill 2023, 13:07 Nga a.l
Shpërthimi në magazinën në Hamburg, banorët
Hamburg

GJERMANI- Banorët në qytetin gjerman të Hamburgut janë paralajmëruar për përhapjen e lëndëve toksike në jaër nga tymi i shkaktuar nga një zjarr i madh në një magazinë.

Videoja që qarkullon në rrjetet sociale tregon se magazina është përfshirë nga flakët herët në mëngjesin e së dielës, ndërsa shtëllunga të zeza tymi kanë mbuluar banesat. 

Gazet e tymit dhe përbërësit kimikë në ajër të shkaktuara nga një zjarr i magazinës mund të ndikojnë në frymëmarrje. Reja e tymit po lëviz drejt qendrës së qytetit!” tha një alarm nga departamenti i zjarrfikësve në Hamburg.

Një zëdhënës i policisë tha se janë evakuuar rreth 140 persona. 

zjarr ne gjermani

Sondazh

Poll