Bota

Përqafime e lot/ 31 fëmijët e dëbuar me dhunë nga Rusia rikthehen në familjet e tyre në Ukrainë, rrëfimet: Qava kur pashë mamin nga autobusi

Nëna e Bogdanit, Iryna, 51 vjeç, tha se kishte marrë shumë pak informacion për djalin e saj në gjashtë muajt që ata ishin larg. 

9 Prill 2023, 12:09 Nga a.l
Përqafime e lot/ 31 fëmijët e dëbuar me dhunë nga Rusia
31 fëmijët e dëbuar me dhunë nga Rusia, rikthehen në familjet e tyre në Ukrainë

UKRAINË- Një ditë pasi u kthyen në Ukrainë, 31 fëmijë më në fund u ribashkuan me familjet e tyre, muaj pasi u morën nga shtëpitë e tyre dhe u zhvendosën në territoret ruse. Me të zbritur nga autobusi, fëmijët kanë përqafuar të përlotur familjarët e tyre. 

Shkuam në kampin veror për dy javë, por mbetëm aty për gjashtë muaj. Unë qava kur pashë mamin nga autobusi. Jam shumë i lumtur që jam rikthyer. Nuk kishte lidhje telefonike. Isha shumë i shqetësuar. Unë nuk dija asgjë, a keqtrajtohej, çfarë po ndodhte me të. ...Duart më dridhen ende,” tha Bogdan, 13 vjeç, ndërsa përqafoi nënën e tij. 

Nëna e Bogdanit, Iryna, 51 vjeç, tha se kishte marrë shumë pak informacion për djalin e saj në gjashtë muajt që ata ishin larg. 

“Është falë punës sonë të përbashkët dhe të koordinuar që ne përjetojmë edhe një herë këto emocione të pabesueshme kur, pas një ndarje të gjatë, fëmijët vrapojnë nëpër tokën e tyre amtare në krahët e familjeve të tyre. Kur sheh lot gëzimi në fytyrat e të rinjve ukrainas, kupton se nuk është gjithçka e kotë”, tha themeluesi i Save Ukraine, Mykola Kuleba në një konferencë për shtyp të shtunën.

Akuzat për deportim me dhunë të fëmijëve nga Ukraina në Rusi përbëjnë bazën e akuzave për krime lufte të ngritura kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe një zyrtares Maria Lvova-Belova, nga Gjykata Penale Ndërkombëtare muajin e kaluar. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll