Bota

LUFTA/ Babë e bijë vriten nga rusët në Zaporzhizha

Sipas Policisë Kombëtare, një zonë banimi në Zaporizhzhia u godit me dy raketa S-300 herët të dielën.

9 Prill 2023, 12:46 Nga a.l
LUFTA/ Babë e bijë vriten nga rusët në Zaporzhizha
Babë e bijë vriten nga rusët në Zaporzhizha

UKRAINË- Sulmet ruse në Zaporzhizha kanë lënë të vdekur dy persona, babë e bijë. Mediat e huaja raportojnë se, një burrë 50-vjeçar dhe vajza e tij 11-vjeçare u vranë pasi sulmet shkatërruan pjesërisht një ndërtesë banimi. Një grua 46-vjeçare u shpëtua dhe u nxor nga rrënojat. 

Sipas Policisë Kombëtare, një zonë banimi në Zaporizhzhia u godit me dy raketa S-300 herët të dielën.

Kreu i administratës ushtarake të rajonit Zaporizhzhia, Yurii Malashko tha se Zaporizhzhia, Orikhiv, Huliaipole dhe 15 vendbanime të tjera janë shënjestruar nga predha ruse.  Ai tha se dhjetëra prona janë shkatërruar ose dëmtuar gjatë ditës së fundit, duke përfshirë apartamente, shtëpi dhe ndërtesa.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll