Bota

Armët bëthamore në Bjellorusi/ Kremlini: Reagimet e Perëndimit janë histerike

Zëdhënësi i kremlini, Dmitry Peskov deklaron se perëndimi nuk i kujton armët bërthamore amerikane në Evropë, por i përgjigjet në mënyrë histerike synimeve të Rusisë për të ndërtuar objekte për vendosjen e armëve të tilla në Bjellorusi.

9 Prill 2023, 11:43 Nga a.l
Armët bëthamore në Bjellorusi/ Kremlini: Reagimet e
Dmitry Peskov

RUSI- Zëdhënësi i kremlini, Dmitry Peskov deklaron se perëndimi nuk i kujton armët bërthamore amerikane në Evropë, por i përgjigjet në mënyrë histerike synimeve të Rusisë për të ndërtuar objekte për vendosjen e armëve të tilla në Bjellorusi, shkruan Tass. 

Perëndimi nuk është i prirur të kujtojë temën e armëve bërthamore amerikane, të cilat janë me bazë në Evropë, rreth vendit tonë, por në këtë rast, ata janë të prirur ndaj këtij reagimi histerik ndaj planeve tona për të ndërtuar objekte taktike të ruajtjes së armëve bërthamore në Bjellorusi”, theksoi ai.

Disa ditë më parë, Presidenti rus, Vladimir Putin u takua me ambasadorët e rinj të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në Moskë dhe e ka shfrytëzuar rastin për të akuzuar Perëndimin për rritjen e konfrontimit gjeopolitik me Rusinë. Putin tha se BE-ja e ka nisur këtë konfrontim dhe e ka kthyer mbrapa misionin e saj për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe integrim të kontinentit evropian. Ai e ka akuzuar SHBA-në për nxitje të konfliktit në Ukrainë, përmes revolucionit. Deklarata e tij ka qenë referencë për luftën e Rusisë në Ukrainë, të nisur më 24 shkurt 2022.

 

dmitry peskov

Sondazh

Poll