Bota

Përmbytjet në Tanzaninë jugore/ 100 hektarë kultura bijqësore nën ujë, 1800 persona mbeten të pastrehë

Ahmed Abbas, komisioneri rajonal i Mtwara, tha se përmbytjet e papritura ndodhën javën e kaluar pasi lumi Ruvuma doli nga shtrati pas shirave të dendur në rrjedhën e sipërme.

9 Prill 2023, 11:37 Nga a.l
Përmbytjet në Tanzaninë jugore/ 100 hektarë kultura
Përmbytje në Afrikë

AFRIKË-  Të paktën 1,800 njerëz në rajonin jugor të Tanzanisë, Mtwara, kanë mbetur të pastrehë pasi shtëpitë e tyre u përmbytën nga moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut. Ahmed Abbas, komisioneri rajonal i Mtwara, tha se përmbytjet e papritura ndodhën javën e kaluar pasi lumi Ruvuma doli nga shtrati pas shirave të dendur në rrjedhën e sipërme, shkruajnë mediat e huaja. 

Përmbytjet e shpejta përmbytën mbi 150 shtëpi në lagjet Maurunga dhe Kilambo në distriktin Mtëara duke lënë 528 familje me 1,800 njerëz të pastrehë”, tha Abbas.

Banorët e prekur nga përmbytjet janë strehuar në shkollat ​​fillore, ndërsa autoritetet rajonale po kanë nisur furnizimet me tenda dhe ushqime.  Ai tha se përmbytjet e shpejta shkatërruan gjithashtu më shumë se 100 hektarë kultura bujqësore, duke përfshirë misër dhe patate, në zonat e prekura.

permbytje ne tanzani

Sondazh

Poll