Bota

Iran/ Gratë do të vëzhgohen me kamera, nëse nuk kanë vënë shaminë do të penalizohen

Policia njoftoi se, nëse identifikohen, shkelësit do të marrin mesazhe paralajmëruese për pasojat.

9 Prill 2023, 12:54 Nga a.l
Iran/ Gratë do të vëzhgohen me kamera, nëse nuk kanë
Iran

IRAN- Në një përpjekje të mëtejshme për të frenuar numrin në rritje të grave që sfidojnë kodin e veshjes së Iranit, autoritetet po instalojnë kamera në vende publike dhe në rrugë për të identifikuar dhe penalizuar gratë e pambuluara. 

Policia njoftoi se, nëse identifikohen, shkelësit do të marrin mesazhe paralajmëruese për pasojat. Në deklaratën për shtyp theksohet se, masa ka për qëllim parandalimin e rezistencës kundër ligjit të hixhabit., raportojnë mediat e huaja. 

Një numër në rritje i grave iraniane kanë hequr qafe mbulesat e tyre që nga vdekja e një gruaje kurde 22-vjeçare në paraburgimin e policisë së moralit shtatorin e kaluar. Mahsa Amini ishte arrestuar për dyshimin se kishte shkelur rregullin e hixhabit. Forcat e sigurisë shtypën me dhunë revoltën.

Megjithatë, duke rrezikuar arrestimin për kundërshtimin e kodit të detyrueshëm të veshjes, gratë janë parë gjerësisht të zbuluara në qendra tregtare, restorante, dyqane dhe rrugë anembanë vendit. Videot e grave të pambuluara që i rezistojnë policisë së moralit kanë vërshuar në rrjetet sociale.

iran

Sondazh

Poll