Sport

VIDEO/ Burnley, pas një ‘pushimi’ një vjeçar, konfirmon rikthimin në Premier League...

Burnley mundi Middlesbrough (2-1) të premten dhe vërtetoi rikthimin e tij në Premier League.

8 Prill 2023, 07:27 Nga DOSJA

VIDEO/ Burnley, pas një ‘pushimi’ një vjeçar,

ANGLI - Burnley do të jetë në gjendje të përgatitet me qetësi për sezonin e ardhshëm. Pas fitores 2-1 në Middlesbrough të premten, djemtë e Vincent Kompany siguruan matematikisht ngritjen në Premier League. 

Lider të Championship që nga 25 tetori dhe të pamposhtur që nga nëntori, Clarets gjejnë elitën e futbollit anglez, një vit pasi e kanë lënë atë.

Pas 39 ndeshjesh, Burnley ka grumbulluar 87 pikë dhe ka +11 më tepër se Sheffield United që e ndjek nga pas dhe duket edhe kjo si skuadra më e mundshme për ta shoqëruar në Premier League. Kampionatit të Championship i kanë mbetur edhe 7 ndeshje për t’u luajtur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll