Bota

Sulmi në Tel Aviv/Shtatë persona mbetën të lënduar, ja si është gjendja e të plagosurve

Mësohet se Roberto Niccolai është një nga tre italianët që u plagosën mbrëmë në bregdetin e Tel Avivit pasi një makinë goditi njerëzit që po kalonin.

8 Prill 2023, 12:35 Nga f.i
Sulmi në Tel Aviv/Shtatë persona mbetën të lënduar, ja
sulmi ne Tel Aviv

IZRAEL- Tre nga të plagosurit në sulmin ku mbeti i vrarë italiani Alessandro Parini janë ende të shtruar në spitalin në Tel Aviv. Mediat e huaja raportojnë se gjendja e pacientëve nuk konsiderohet e rëndë.

Mësohet se Roberto Niccolai është një nga tre italianët që u plagosën mbrëmë në bregdetin e Tel Avivit pasi një makinë goditi njerëzit që po kalonin.

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani saktësoi se Parini dhe turistët italianë të plagosur ishin pjesë e dy grupeve të ndryshme. Ndër të tjera ai njoftoi se grupi i italianëve të përfshirë në sulmin e mbrëmshëm në Tel Aviv, ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Alessandro Parini, do të kthehet sot në Itali.

Një person është vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur në një sulm terrorist në Tel Aviv të Izraelit, gjatë mbrëmjes së djeshme. Një makinë u përplas me një grup njerëzish pranë një parku përpara se të rrokullisej. Shërbimet e kërkim-shpëtimit deklaruan se një 30-vjeçar mbeti i vdekur, ndërsa katër persona të tjerë të plagosur, të cilët janë duke marrë ndihmë mjekësore. Autori ende nuk është identifikuar.

sulm ne tel aviv

Sondazh

Poll