Bota

Papa Françesku nuk merr pjesë në procesionin tradicional të së Premtes së Mirë, shkak moti i ftohtë dhe problemet shëndetësore

Vatikani tha se Papa Françesku nuk do të ishte i pranishëm, por do të ndiqte ngjarjen nga shtëpia e tij në Vatikan dhe do t’u bashkohej besimtarëve nga larg në lutje.

8 Prill 2023, 10:13 Nga f.i
Papa Françesku nuk merr pjesë në procesionin tradicional
Foto ilustruese

VATIKAN- Papa Françesku mësohet se nuk do të marrë pjesë në procesionin tradicional të së Premtes së Mirë në Koloseum. Mediat e huaja raportojnë se shkak i mospjesëmarrjes është bërë moti i ftohtë në Romë dhe gjendja shëndetësore e tij, i cili së fundmi ka qenë i shtruar në spital me bronkit.

Vatikani kishte thënë se Papa do të kryesonte në arenën e lashtë romake në procesionin që kujton vuajtjet e Jezusit para kryqëzimit dhe vdekjes së tij në kryq. Por vetëm pak orë para fillimit të procesionit, Vatikani, duke përmendur "ftohtin e fortë" që i ka bërë mbrëmjet jashtëzakonisht të ftohta këto ditë në Romë, zbuloi se Françesku do të qëndronte në rezidencën e tij në një hotel në qytetin e Vatikanit dhe do të ndiqte ngjarjen nga atje.

Kujtojmë se Papa doli nga spitali i Romës më 1 prill pasi mori antibiotikë për bronkitin. Më herët të premten, Françesku kryesoi një shërbim lutjeje praj dy-orësh në Bazilikën e Shën Pjetrit. Procesioni kujton vuajtjet e Jezusit para kryqëzimit dhe vdekjes së tij në kryq.

papa françesku i vatikanit

Sondazh

Poll