Bota

"Një traditë e re për Ukrainën", Zelensky shtron iftar për ushtarët myslimanë

Presidenti ukrainas deklaroi se tani e tutje kjo darkë do të bëhet tradicionale gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Përveç ushtarëve të ftuar ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik.

8 Prill 2023, 10:24 Nga f.i
"Një traditë e re për Ukrainën", Zelensky shtron
Iftar për ushtarët ukrainas

UKRAINË- Volodymyr Zelensky ka shtruar iftar për ushtarët myslimanë të Ukrainës. Mediat e huaja raportojnë se presidenti ukrainas deklaroi se tani e tutje kjo darkë do të bëhet tradicionale gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Përveç ushtarëve të ftuar ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik.

“Sot ne fillojmë një traditë të tillë për Ukrainën, një iftar në nivel zyrtar, së bashku me heronjtë tanë, ushtarët e pranishëm myslimanë, së bashku me mexhlisin e popullit tatar të Krimesë dhe përfaqësuesit e të gjithë komunitetit mysliman të Ukrainës. Për më tepër, ne me këtë konfirmojmë se vlerësojmë çdo person dhe komunitet”, - tha Zelensky.

Ndër të tjera Zelensky ka pohuar se është mirënjohës ndaj myslimanëve të vendit dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar mysliman, të cilët, ashtu si ukrainasit, kërkojnë paqe dhe mbrojtje nga e keqja. 

zelensky iftar per ushtaret

Sondazh

Poll