Bota

E RËNDË! Shkojnë në adresën e gabuar, policia në Meksikë qëllon për vdekje 52-vjeçarin

Autoritetet po vazhdojnë hetimet dhe akoma nuk dihet nëse 52-vjeçari qëlloi i pari. Sipas policisë Gruaja e Dotson, ishte gjithashtu e armatosur dhe ajo qëlloi me armë zjarri, por kur kuptoi se ishin oficerë, hoqi dorë.

8 Prill 2023, 11:02 Nga f.i
E RËNDË! Shkojnë në adresën e gabuar, policia në
Foto ilustruese

MEKSIKË- Një burrë i pafajshëm u vra nga oficerët e policisë në New Mexico. CNN raporton se 52-vjeçari u vra nga oficerët e Departamentit të Policisë Farmington pasi morën një telefonatë që raportonte një incident të dhunës në familje dhe shkuan në shtëpinë e tij në vend të asaj përballë rrugës.

Agjentët, të cilët mbërritën rreth orës 23:30 para shtëpisë, trokitën por askush nuk u përgjigj. Në atë moment ata i kërkuan stacionit të policisë që të telefononte personin që kishte raportuar për dhunë. Por në të njëjtën kohë një burrë i armatosur me pistoletë hapi derën dhe një oficer qëlloi duke e vrarë atë në çast. 

Autoritetet po vazhdojnë hetimet dhe akoma nuk dihet nëse 52-vjeçari qëlloi i pari. Sipas policisë Gruaja e Dotson, ishte gjithashtu e armatosur dhe ajo qëlloi me armë zjarri, por kur kuptoi se ishin oficerë, hoqi dorë.

 

policia vret 52-vjecarin meksike

Sondazh

Poll