Bota

Parashikimi: Britania do të jetë më e nxehtë se Santorini, Mykonos dhe Kreta këtë fundjavë

Vendi mund të jetë edhe më i ngrohtë se disa ishuj grekë, duke përfshirë Santorinin, Mykonos dhe Kretën. Met Office i këshilloi britanikët që të kujdeseshin kur dalin në diell, pasi mund të digjen. 

8 Prill 2023, 12:08 Nga A.B
Parashikimi: Britania do të jetë më e nxehtë se Santorini,
Plazh

BRITANI E MADHE- Britanikët mund të shijojnë temperatura deri në 18 gradë Celsius të dielën e Pashkëve. Ajo është raportuar se do jetë dita më e ngrohtë e vitit deri më tani në Britani. 

Vendi mund të jetë edhe më i ngrohtë se disa ishuj grekë, duke përfshirë Santorinin, Mykonos dhe Kretën. Met Office i këshilloi britanikët që të kujdeseshin kur dalin në diell, pasi mund të digjen. 

Parashikimi zyrtar i fundjavës së Pashkëve u publikua nga Met Office, duke paralajmëruar një "mot të mirë dhe të qetë" pas një jave të lagësht dhe me erë, shkruan 'The Sun'.

Craig Snell, një parashikues i Met Office, tha: "E shtuna do të jetë një ditë tjetër e mirë. Megjithatë, disa nga bregu lindor i Skocisë dhe Anglia verilindore do të mbeten gri. Dielli do të shkëlqejë për një pjesë të madhe të Mbretërisë së Bashkuar; për sa i përket temperaturave do të arrijnë 17 gradë Celsius në disa pjesë.

Kjo do ishte ditë më të ngrohtë për vitin 2023, duke tejkaluar temperaturën më të lartë aktuale prej 17.8C e cila u regjistrua më 30 Mars./Dosja.al

britani e madhe

Sondazh

Poll