Aktualitet

Krimi në Shkozë/ Identifikohen viktimat, prindërit ishin në gjumë, burri i viktimës ishte në punë (DETAJET)

Në momentin e krimit, prindërit e Rolandit kanë qënë në gjumë, ndërsa bashkëshorti i Migenës ishte në punë, pasi punon si taksist.

8 Prill 2023, 07:04 Nga A.B
Krimi në Shkozë/ Identifikohen viktimat, prindërit ishin në
Polici

TIRANË- Identifikohen viktimat në Shkozë. Dosja.al raporton se autori, është Roland Sinani, i cili vrau me armë zjarri kunatën e tij, Migena Sinani 37-vjeç, dhe më pas veten në banesë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit, brenda banesës. Në momentin e krimit, prindërit e Rolandit kanë qënë në gjumë, ndërsa bashkëshorti i Migenës ishte në punë, pasi punon si taksist. Paraprakisht, dyshohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor mirëpo pritet që kjo të zbulohet pas ekspertizave.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. /Dosja.al

vrasje ne shkoze roland sinani migena sinani

Sondazh

Poll