Aktualitet

FOTO-PERLAT e asfaltit elektoral, Bashkia Tiranë shtron rrugët, ‘kursen’ vendin ku është parkuar mjeti luksoz

Bashkia Tiranë është ‘angazhuar’ që të asfaltojë edhe oborret e pallateve, por është kujdesur që të mos ‘shqetësojë’ një mjet luksoz që ndodhej i parkuar.

7 Prill 2023, 21:57 Nga F.M
FOTO-PERLAT e asfaltit elektoral, Bashkia Tiranë shtron rrugët,
Rruga e asfaltuar

TIRANË- Zgjedhjet lokale janë afër dhe propaganda ka nisur punën e saj. Sigurisht, çmimi i energjisë elektrike, uji dhe asfalti në rrugë janë tre fjalët kyçe që dëgjojmë e shohim kudo para zgjedhjeve. Edhe këtë herë, skishte si të ndodhte ndryshe.

Bashkia Tiranë është ‘angazhuar’ që të asfaltojë edhe oborret e pallateve, por është kujdesur që të mos ‘shqetësojë’ një mjet luksoz që ndodhej i parkuar. Siç shihet në foto, asfalti është rinovuar kudo, veç zonës ku është parkuar makina. Kjo foto-perlë është shkrepur në rrugën ‘Asdreni’ në zonën e Ali Demit në Tiranë dhe është lehtësisht e verifikueshme!

asfalti elektoral bashkia tirane

Sondazh

Poll