Aktualitet

Krim brenda familjes në Shkozë, 43-vjeçari vret me armë zjarri kunatën e tij, i jep fund jetës

Motivet e kësaj vrasje mbeten ende mister, ashtu sikurse identitetet e personave.

8 Prill 2023, 06:42 Nga A.B
Krim brenda familjes në Shkozë, 43-vjeçari vret me armë
Arme

TIRANË- Vrasje e dyfishtë në Shkozë. Personi me inicialet R.S, 43-vjeç ka vrarë me armë zjarri gruan e vëllait të tij, 37-vjeçaren me inicialet M.S. Pas krimit, autori i dha fund jetës së tij. Motivet e kësaj vrasje mbeten ende mister, ashtu sikurse identitetet e personave.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË: Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

migena sinani roland sinani vrasje ne shkoze

Sondazh

Poll