Aktualitet

Dyshime për tritol në Gjirokastër, valixhja 'ngre në këmbë' policinë, rezulton...e mbushur me rroba

Shërbimet e policisë kanë kryer shërbimet e nevojshme dhe kanë arritur në përfundimin se valixhja ishte e mbushur me sende personale të një qytetari. Ky i fundit e kishte harruar dhe më vonë është kthyer ta marrë. 

7 Prill 2023, 21:43 Nga F.M
Dyshime për tritol në Gjirokastër, valixhja 'ngre në
Foto Ilustruese

GJIROKASTËR- Një valixhe ka alarmuar autoritetet në qytetin e Gjirokastrës. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se valixhja është konstatuar pranë një stacioni autobusi në lagjen '18 shtatori', rreth orës 19:20. Në njoftim bëhet me dije se shërbimet e policisë kanë kryer shërbimet e nevojshme dhe kanë arritur në përfundimin se valixhja ishte e mbushur me sende personale të një qytetari. Ky i fundit e kishte harruar dhe më vonë është kthyer ta marrë. 

Njoftimi: 

Rreth orës 19:20, në lagjen "18 Shtatori", Gjirokastër, pranë një stacioni autobusi është konstatuar 1 valixhe. Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë kryer të gjitha procedurat standarde të verifikimit dhe ka rezultuar se në valixhe kishte sende personale të një qytetari. Qytetari që kishte harruar valixhen në stacionin e autobusave, është kthyer pas disa minutash, dhe e ka marrë atë.

valixhja ne gjirokaster policia e gjirokastres

Sondazh

Poll