Aktualitet

'Udha e Kryqit'/ Besimtarët në Tiranë dhe në Shkodër përkujtojnë vuajtjet e Jezu Krishtit

Sot po ashtu edhe besimtarët katolikë në Shkodër kanë përkujtuar vdekjen e Krishtit.

7 Prill 2023, 22:55 Nga I.A
'Udha e Kryqit'/ Besimtarët në Tiranë dhe në
Pamje nga mesha

TIRANË- Kisha Katolike Shqiptare ka organizuar sot Procesionin e “Udhës së Kryqit”, përjetimin e Kalvarit të Krishtit të 14 Stacineve të tij, për herë të parë. Nisja e besimtarëve ka nisur në orën 21:00 në sheshin 'Nënë Tereza'. Këtë proces e ka udhëhequr Arqipeshkvi Mitropolit i Dioqezës Tiranë-Durrës, Shkëlqesia e Tij Monsinjor Arjan Dodaj ndërkohë që ka marë pjesë dhe Ambasadori i Selisë se Shenjtë të Vatikanit në Shqipëri, Eminenca e Tij e Lartë, Lugi Bonazzi.

Sot po ashtu edhe besimtarët katolikë në Shkodër kanë përkujtuar vdekjen e Krishtit. Në Shkodër Udha e kryqit u nis nga Katedralja e Shkodrës deri te varrezat katolike të Rrmajit dhe u udhëhoq nga famullitari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj.

arjan dodaj lugi bonazzi dom vlash palaj

Sondazh

Poll