Aktualitet

EMRI/ Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Mësohet se Pjetër Nikolli duke drejtuar mjetin ka përplasur për vdekje këmbësorin me iniciale M.Ll.

7 Prill 2023, 21:54 Nga I.A
EMRI/ Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplas
Foto Ilustruese

LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Rubik mbrëmjen e sotme. Mësohet se Pjetër Nikolli duke drejtuar mjetin ka përplasur për vdekje këmbësorin me iniciale M.Ll. Shoferi 63-vjeçar është dërguar në polici për të dhënë dëshminë e tij. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Milot-Rrubik, shtetasi P. N. 63 vjeç, banues në Rrëshen, duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin M. Ll. 43 vjeç, banues në Fan, Mirditë, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale ndërsa grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident ne lezhe pjetër nikolli

Sondazh

Poll