Sport

Tolerancë zero ndaj dhunës! Federata Holandeze vendos rregulla të reja drastike

Një ditë pas incidenteve në ndeshjen Feyenoord-Ajax (1-2) për Kupën e Holandës

7 Prill 2023, 18:23 Nga DOSJA
Tolerancë zero ndaj dhunës! Federata Holandeze vendos rregulla të

HOLANDE - Një ditë pas incidenteve në në ndeshjen Feyenoord-Ajax (1-2) për Kupën e Holandës, veçanërisht pas një sulmi ndaj mesfushorit Klaassen të Ajax, Federata Holandeze e Futbollit shpalli rregulla më të rrepta për të luftuar dhunën.

Kështu, nëse një lojtar goditet nga një objekt i hedhur nga tribuna, ose një mbështetës hyn në fushë për të sulmuar gjyqtarët ose lojtarët, loja do të përfundojë menjëherë dhe përgjegjësitë do t’i ‘faturohen’ skuadrës pritëse si organizatore e garës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll