Bota

Vrasja e Caroline Crouch, babai i saj: Më vjen keq që po largohemi nga Alonissos

Prindërit e vajzës britanike që u vra në Greqi, braktisin vendin përgjithmonë.

7 Prill 2023, 15:27 Nga a.d
Vrasja e Caroline Crouch, babai i saj: Më vjen keq që po largohemi nga
Caroline Crouch me vajzën

GREQI- Prindërit e Caroline Crouch, vajzës britanike që u vra brutalisht nga bashkëshorti grek , kanë vendosur të fillojnë një jetë të re në Filipine, së bashku me mbesën e vogël, duke lënë pas në Greqi gjërat që i lëndojnë.

Kanë kaluar 2 vite që nga vrasja Caroline Crouch dhe familja e saj, bashkë me mbesën e vogël Lidia, vendosën të largohen përgjithmonë nga ishulli Alonissos.  Babai i Caroline foli për ndjesitë që i jepte vendimi për t’u larguar përgjithmonë nga Alonissos:

Më vjen shumë keq që duhet të largohem nga shtëpia jonë e vjetër në ishullin e bukur të Alonissos. Kam kaq shumë kujtime të mrekullueshme këtu, kujtime që mund t'i ripërjetoj në momentet e mia "të qeta. Kur pashë për herë të parë ambinentin që ishte në shitje, thashë "Do ta marr". Ishte perfekt, i izoluar, por vetëm pesë minuta në këmbë nga qyteti i vjetër. Kishte një pamje të qartë të detit, mbi një luginë të gjelbëruar."

 

carolinecrouch

Sondazh

Poll