Bota

Kryeministrja e franceze: Vendi ynë ka nevojë të shkëputet nga protestat

Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne deklaroi se Franca ka nevojë për një periudhë qetësie pas javësh protestash, shpesh të dhunshme, kundër planit të reformës së pensioneve të Presidentit Macron, megjithëse ajo nuk ofroi një rrugëdalje të qartë nga trazirat politike.

7 Prill 2023, 15:42 Nga a.l
Kryeministrja e franceze: Vendi ynë ka nevojë të shkëputet
Protestë në Francë

FRANCË- Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne deklaroi se Franca ka nevojë për një periudhë qetësie pas javësh protestash, shpesh të dhunshme, kundër planit të reformës së pensioneve të Presidentit Macron, megjithëse ajo nuk ofroi një rrugëdalje të qartë nga trazirat politike.

Protestat, të cilat filluan si një lëvizje e udhëhequr nga sindikata kundër planit të Macron, kanë ndezur zemërim të gjerë publik kundër vetë Macron, pasi ai refuzoi ta votonte projektligjin e diskutueshëm në parlament, shkruan Reuters. 

Edhe pse numri i protestuesve nuk ishte aq sa pritej të enjten, duke sugjeruar se protestat mund të zbhen, plani i reformës së Macron është thëllësisht i papranueshëm dhe nxjerr në pah pozicionin e tij të dobësuar tani që ai nuk ka më një shumicë të plotë në parlament.

protesta ne france

Sondazh

Poll