Bota

Humbi zgjedhjet presidenciale, Gjukanoviç: Mali i Zi po shkon drejt nacionalizmit serb

Ai tha se e udhëhoqi Malin e Zi gjatë një periudhe tepër delikate ndërsa tha se aktualisht me zgjedhjen e presidentit të ri, shteti po nxiton drejt nacionalizmit serb, gjë që ishte parandaluar nga vetë Gjukanoviç.

7 Prill 2023, 11:37 Nga f.i
Humbi zgjedhjet presidenciale, Gjukanoviç: Mali i Zi po shkon drejt
Milo Gjukanoviç

MALI I ZI- Presidenti në largim i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike të Socialistëve pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale, ka deklaruar ditën e sotme se vendi i tij po nxiton drejt një 'nacionalizmi serbomadh', shkruajnë mediat e huaja.

Ai tha se e udhëhoqi Malin e Zi gjatë një periudhe tepër delikate ndërsa tha se aktualisht me zgjedhjen e presidentit të ri, shteti po nxiton drejt nacionalizmit serb, gjë që ishte parandaluar nga vetë Gjukanoviç.

"Ne besojmë se e udhëhoqëm Malin e Zi në një kohë kur po shtrihej në segmente të reja të orientimit të vlerave të shoqërisë malazeze. Ne jemi krenarë për këtë. Besojmë se sistemi ynë i vlerave është superior dhe se shoqëria malazeze ka të drejtë të bëjë lëvizje sezonale, siç ndodhi pas 30 gushtit. Mali i Zi po nxiton rrugëtimin drejt nacionalizmit serbomadh. Por ne e kuptojmë se në jetën e shoqërisë dhe njeriut, ciklet janë të mundshme, disa më të mira, disa të këqija. Ne duhet të jemi këmbëngulës në arritjen e rëndësisë shtetërore-politike”, tha Gjukanoviç.

Ndër të tjera Gjukanoviç theksoi se nuk ka alternativë serioze në skenë ndaj asaj që ka treguar DPS, por se respektojnë opinionin e qytetarëve.

milo gjukanoviç mali i zi

Sondazh

Poll