Bota

U tejkalua me SUKSES! Gjermania shpall të mbyllur pandeminë e Covid-19

Ministri tha se strategjia gjermane në tërësi ka pasur sukses dhe se sfidat e pandemisë janë tejkaluar.

7 Prill 2023, 09:34 Nga A.B
U tejkalua me SUKSES! Gjermania shpall të mbyllur pandeminë e Covid-19
Mjeke

GJERMANI- Ministri gjerman i shëndetësisë, Karl Lauterbach e ka shpallur të mposhtur me sukses pandeminë Covid-10.

“Pandemia e COVID-19 ka mbaruar në Gjermani”, tha ministri, duke shtuar se ai doli në këto konkluzione bazuar në një vlerësim të varianteve të virusit, normave të vaksinimit dhe rasteve spitalore.

“Ne e tejkaluam me sukses pandeminë në Gjermani dhe me një ekuilibër të mirë”, shtoi Lauterbach, i cili është një epidemiolog.

Ministri tha se strategjia gjermane në tërësi ka pasur sukses dhe se sfidat e pandemisë janë tejkaluar. Mirëpo, siç vlerësoi ai, ka disa gjëra që, duke u kthyer pas, është dashur të bëheshin ndryshe, siç ishte mbyllja e shkollave për një kohë më të gjatë se e nevojshmja.

Pandemia globale e Covid-19 mori shumë jetë njerëzish në mbarë botën./Dosja.al

gjermani covid

Sondazh

Poll