Bota

Italia ndalon anglicizmat - gjoba të rënda deri në 100 mijë euro për shkelësit

Projektligji kërkon që zyrtarët publikë të kenë njohuri të gjuhës italiane dhe ndalon përdorimin e fjalëve dhe frazave në gjuhën angleze në dokumentacionin zyrtar.

7 Prill 2023, 09:43 Nga k.m.
Italia ndalon anglicizmat - gjoba të rënda deri në 100 mijë
Foto ilustruese

ITALI- Do vendosen gjoba deri në 100 mijë euro për ata që përdorin shumë anglicizma brenda Administratës Publike të Italisë. Ky është projektligji i paraqitur nga deputeti i "Fratelli D'Italia", Fabio Rampelli. Projektligji kërkon që zyrtarët publikë të kenë njohuri të gjuhës italiane dhe ndalon përdorimin e fjalëve dhe frazave në gjuhën angleze në dokumentacionin zyrtar.

Siç shpjegoi Rampelli, synimi do të ishte të dekurajohej përdorimi i termave të huaj në vend të italishtes, duke shkuar deri aty sa të kërkoheshin gjoba (ndonjëherë mjaft të larta). Objektivi i "mbrojtjes" së gjuhës italiane nga përdorimi i tepruar i termave në anglisht duket qartë nga neni i parë i propozimit.

Neni 8 përcakton se “shkelja e detyrimeve” përfshin zbatimin e një sanksioni administrativ që konsiston në pagimin e një shume nga 5000 euro deri në 100000 euro. Por për t'u bërë ligj propozimi duhet të miratohet nga të dy dhomat e parlamentit.

Projektligji për ndalimin e anglicizmave vjen pasi Italia ndaloi gjithashtu ushqimet e prodhuara në laborator për të mbrojtur trashëgiminë e saj agro-ushqimore.

itali fabio rampelli

Sondazh

Poll