Bota

Zhurmë dhe ndotje e mjedisit, Amsterdami ndalon avionët privatë dhe fluturimet gjatë natës

Ndryshimet në një nga qendrat më të mëdha ajrore të Evropës do të hyjnë në fuqi nga viti 2025-2026. Aktualisht fluturimet lejohen të ulen ose të ngrihen gjatë gjithë kohës, megjithëse numrat janë të kufizuar.

7 Prill 2023, 09:47 Nga f.i
Zhurmë dhe ndotje e mjedisit, Amsterdami ndalon avionët privatë
Aeroporti Schiphol

HOLANDË- Aeroporti Schiphol i Amsterdamit ka njoftuar se do të ndalojë fluturimet e natës dhe avionët privatë. Mediat e huaja raportojnë se ndalimi vjen në një përpjekje për të ulur ndotjen e mjedisit dhe atë akustike.

“Avionët do të ndalohen të ngrihen midis mesnatës dhe orës 6 të mëngjesit dhe nuk do të lejohen të ulen përpara orës 5 të mëngjesit.  E vetmja rrugë përpara është të bëhemi më të qetë dhe më të pastër, më të shpejtë," -tha në një deklaratë shefi ekzekutiv i Royal Schiphol Group, Ruud Sondag.

Nga nëntori do të zbatohet fillimisht një kufi maksimal prej 460 mijë fluturimesh. Ndryshimet në një nga qendrat më të mëdha ajrore të Evropës do të hyjnë në fuqi nga viti 2025-2026. Aktualisht fluturimet lejohen të ulen ose të ngrihen gjatë gjithë kohës, megjithëse numrat janë të kufizuar.

amsterdami ndalon avionet private

Sondazh

Poll