Bota

Kaosi nga tërheqja e trupave në Afganistan, Biden fajëson Trump: Degradim i qëllimshëm

Raporti nënkupton se evakuimi i amerikanëve dhe afganëve që kishin ndihmuar në përpjekjet e luftës mund të kishte filluar më shpejt. Dokumenti i referohet "neglizhencës dhe në disa raste degradimit të qëllimshëm" nga administrata Trump.

7 Prill 2023, 09:38 Nga f.i
Kaosi nga tërheqja e trupave në Afganistan, Biden fajëson Trump:
Pamje nga terheqja e trupave amerikane ne Afganistan

SHBA- Zëdhënësi i sigurisë kombëtare i Presidentit Biden, John Kirby, fajësoi ish-presidentin Donald Trump për kaosin e krijuar gjatë tërheqjes së trupave amerikanë nga Afganistani. BBC raporton se në një raport të bërë së fundmi për rishikimin e veprimeve, Biden ishte "i kufizuar" nga vendimet e Trump, duke përfshirë një marrëveshje të vitit 2020 me talebanët për t'i dhënë fund luftës.

Raporti nënkupton se evakuimi i amerikanëve dhe afganëve që kishin ndihmuar në përpjekjet e luftës mund të kishte filluar më shpejt dhe fajëson qeverinë dhe ushtrinë afgane për këto vonesa, së bashku me vlerësimet e ushtrisë dhe komunitetit të inteligjencës amerikane. Dokumenti i referohet "neglizhencës dhe në disa raste degradimit të qëllimshëm" nga administrata Trump.

Kirby shpjegoi se ish-presidenti në periudhën që ishte në pushtet kishte arritur një marrëveshje me kryengritësit në Katar për t'i dhënë fund luftës, si dhe tërheqjen e trupave amerikane gjatë mandatit të tij, lirimin e mijëra të burgosurve talebanë dhe zbrazjen jashtë programit të vizave të përdorura për evakuimin e aleatëve afganë.

“Biden ka vepruar sipas gjykimit më të mirë ushtarak dhe vlerësimeve më të mira nga komuniteti i inteligjencës, por disa nga këto vlerësime rezultuan të gabuara, - tha Kirby.

Tërheqja vdekjeprurëse e trupave amerikanë në gusht 2021 i dha fund luftës më të gjatë të Amerikës. Trembëdhjetë ushtarë amerikanë dhe gati 200 afganë u vranë ndërsa trupat amerikane u përpoqën të evakuonin më shumë se 120 mijë njerëz brenda pak ditësh.

joe biden donad trump terheqja e trupave nga afganistani

Sondazh

Poll