Sport

Ish-presidenti: “Në Paris e fishkëllejnë Messin, në Barcelonë ‘vdesin’ për të”...

Ish-presidenti i Barcelonës analizon në Tyc Sports mundësitë e lojtarit argjentinas për t'u rikthyer në Barcelonë.

7 Prill 2023, 11:13 Nga DOSJA

Ish-presidenti: “Në Paris e fishkëllejnë Messin, në

SPANJE - Zëri i autorizuar për të folur për Leo Messin, Joan Gaspart, ishte presidenti që bëri të mundur historinë mes argjentinasit dhe klubit blaugrana. Dy dekada më vonë, ish-presidenti analizon mundësitë e një rikthimi të numrit 10: "Nëse do të vendosi për para, me siguri do të ketë oferta më të mira, por nëse do të vendosi me zemër, nuk ka vend në botë që ta dojë atë më shumë se Barcelona”.

Pas ovacioneve nga Camp Nou në minutën e 10-të të ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Real Madridit, Gaspart nuk ka dyshime: "Është një demonstrim më shumë i njerëzve. Në Paris, ata e fishkëllejnë atë, këtu, ne e duam."

Ish-presidenti i Barcelonës konsideron se argjentinasi duhet ta përfundojë karrierën në klubin ku e ka nisur: “Ideja është që ai mund ta mbyllë karrierën këtu dhe të qëndrojë në klub për pjesën tjetër të jetës së tij”. Gjithashtu, ai beson se arsyet e kthimit të tij nuk kanë të bëjnë fare me ekonominë:  "Kjo nuk ka të bëjë me paratë. Institucioni nuk është në më të mirën e tij, por tani ka më shumë mundësi."

Ish-presidenti: “Në Paris e fishkëllejnë Messin, në
Joan Gaspart, ish-president i Barcelones

Së fundi, ish-presidenti rrëfen se si erdhi largimi i Leo Messit: "Messi meritonte diçka që ne nuk mund t'ia jepnim, gjithashtu nuk mundëm të përmbushnim atë që duhej paguar për të. Ishte vërtet e trishtueshme, një lojtar i madh po largohej, sepse ai nuk mundi të përmbushte atë që ishte rënë dakord”. Tani, rrugët e Messit dhe Barcelonës mund të bashkohen sërish.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll