Sport

UEFA krijon “Këshillin e të Mençurve”! Midis 20 personaliteteve janë Zidane, Koeman Mourinho, Ancelotti, Maldini & CO…

Këtë të premte, "La Gazzetta dello Sport" dhe "Marca" zbulojnë se gjatë mbledhjes së Komitetit të saj Ekzekutiv të martën, UEFA zyrtarizoi krijimin e një ‘Këshilli të Njerëzve të Mençur’ me njëzet personalitete të futbollit europian…

7 Prill 2023, 10:32 Nga DOSJA
UEFA krijon “Këshillin e të Mençurve”! Midis 20

ZVICER - UEFA ka krijuar një "ekip ëndrrash" të vërtetë: njëzet personalitete të futbollit europian, të grupuar së bashku në një "Këshill të Njerëzve të Mençur", që do të mblidhet çdo vit, ndërkohë që dita e parë e punës së tij është caktuar më 24 prill, në Nyon, ku është edhe selia e organit evropian.

Ishte e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” dhe spanjolja “Marca” që e zbuluan këtë në edicionin e tyre këtë të premte. Ky këshill, i quajtur zyrtarisht “Bordi i Futbollit të UEFA-s”, do të duhet të reflektojë mbi të gjitha temat kryesore të lojës dhe të bëhet burim propozimesh, veçanërisht për çështjet taktike, rregullatore apo organizative.

“La Gazzetta” dhe “Marca” tregojnë se krijimi i këtij ‘Këshilli të të Mençurve” u miratua të martën në Lisbonë, gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili të nesërmen pa në krye të tij rizgjedhjen e Aleksandër Ceferinit. Mësohet se kjo është një ide e promovuar nga Zvonimir Boban, drejtor i futbollit profesionist për kontinentin europian.

Ish-mesfushori i atëhershëm, menaxher i Milanit, krahu i djathtë i Gianni Infantino në FIFA nga maji 2016 deri në qershor 2019, ka bashkuar një ekip prej njëzet personalitete nga bota e futbollit: ku përveç francezit Zinédine Zidane, holandezit Ronald Koeman, janë edhe danezi Michael Laudrup, malazezi Predrag Mijatovic, çeku Petr Cech, irlandezi Robbie Keane, gjermanët Jürgen Klinsmann, Rudi Völler dhe Philipp Lahm, spanjolët Rafael Benitez, Juan Mata dhe Roberto Martinez, portugezët José Mourinho dhe Luis Figo, italianët Carlo Ancelotti, Paulo Maldini dhe Fabio Capello, anglezët Gareth Southgate dhe Rio Ferdinand.

Kreu i këtij “Këshilli të të Mençurve”, Zvonimir Boban do të mbështetet nga italiani Roberto Rosetti, kreu i arbitrave në UEFA. Takimi i parë do të zhvillohet më 24 prill në Nyon, ditën e finales së Ligës së të rinjve. Në mesin e njëzet njerëzve të mençur, vetëm njëri duhet të mungojë: José Mourinho, i mbajtur me klubin e tij Roma për një ndeshje të kampionatit italian (Atalanta-Roma, dita e 31-të e Serisë A).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll