Sport

Dugarry shpërthen ndaj Mbappé: "Mjaft më! Ai dëshiron të zgjedhë drejtorin, shokët e skuadrës. Klasi është zero, i turpshëm"

Ish-futbollisti mendon se Mbappe nuk kishte përse të bënte aq zhurmë publike për një video, ndërkohë që ajo çështje mund ishte zgjidhur brenda klubit. Ai e akuzon Kylian, se ai kërkon të bëhet më tepër se sa duhet protagonist

7 Prill 2023, 07:22 Nga DOSJA
Dugarry shpërthen ndaj Mbappé: "Mjaft më! Ai dëshiron

FRANCE - Ish-sulmuesi Christophe Dugarry komentoi për RMC Sport rastin e Kylian Mbappé, i cili reagoi në drejtim të PSG-së, pas publikimit të një videoje promovuese që e shfaq atë si protagonist për sezonin e ardhshëm: "Mjaft më, jam i lodhur nga gjithë kjo ndjeshmëri.

Ata e kanë vendosur atë në qendër të komunikimit, marketingut... Ok, klubi duhet ta kishte paralajmëruar. Por a mendoni se ia vlen një mesazh në rrjetet sociale për ta bërë gjithçka publike? Ai mund të kishte thirrur menaxherin e komunikimit të klubit dhe gjithçka mund të ishte zgjidhur nga brenda klubit”.

Dugarry vazhdon: "Është e turpshme, klasi zero. Ajo që bëri Mbappé nuk është mënyra për ta bërë këtë, a mendoni se problemet e PSG-së janë reklamë e bërë nga një djalë? Le t'i ndalim këto egot!

Ata po i humbasin ndeshjet njëra pas tjetrës dhe kanë rroga të çmendura, nuk duhet të ishte bërë gjithë kjo dramë për një sponsor. Ai dëshiron të kujdeset për gjithçka, madje edhe drejtorin sportiv dhe për shokët e skuadrës... Ndaloni, mjaft! Ai vetëm duhet të luajë futboll."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll