Sport

VIDEO / E frikshme, tërmeti i fuqishëm ndërpret ndeshjen e futbollit pasi në stadium tundej gjithçka!

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë tani me ne me këtë që po ndodh...”, komentoi një prej komentatorëve. "E vërteta është se kjo dridhje ishte mjaft e fortë në stadiumin San Cristóbal.

6 Prill 2023, 22:47 Nga DOSJA
VIDEO / E frikshme, tërmeti i fuqishëm ndërpret ndeshjen e

PANAMA - Gjatë ndeshjes mes Atlético Chiriqui dhe Universitario në stadiumin San Cristóbal, pati disa minuta ankth për shkak të një tërmeti që detyroi ndeshjen të paralizohej.

Tërmeti me magnitudë 6.9 ka ndodhur në minutën e 61 të lojës dhe menjëherë gjithçka ka nisur të lëkundet dhe ka bërë që shikuesit të largohen të tmerruar nga tribuna dhe të futen në fushën e lojës së bashku me lojtarët, ndërkohë që u dëgjua shqetësimi i transmetuesve.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë tani me ne me këtë që po ndodh...”, komentoi një prej komentatorëve. "E vërteta është se kjo dridhje ishte mjaft e fortë në stadiumin San Cristóbal. Nuk e di protokollin kur kjo ndodh në një ngjarje sportive, do të mendoja se ndeshja mund edhe të ndërpritet", u dëgjua gjatë transmetimit.


Ndeshja u ndërpre për 30 minuta dhe fatmirësisht rifilloi më vonë pa asnjë pasojë për fat të mirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll