Sport

Anglezet fitojnë ‘Finalissima’-n, mposhtën Brazilin në Wembley...

Duke mposhtur 4-2 brazilianet në penallti, pas barazimit 1-1, Anglia fitoi ‘Finalissima’-n në Wembley të enjten. Kampionet në fuqi të Evropës janë të pamposhtura prej 30 ndeshjesh.

7 Prill 2023, 07:15 Nga DOSJA

Anglezet fitojnë ‘Finalissima’-n, mposhtën Brazilin

ANGLI - Me këtë fitore prestigjioze ndaj Brazilit, lojtaret e Sarina Wiegman janë më shumë se kurrë favoritët për Botërorin e ardhshëm (20 korrik-20 gusht). Ato tani kanë dy tituj në një vit dhe 30 ndeshje radhazi pa asnjë humbje. Kampionia në fuqi e Evropës, Anglia, pas lojës së rregullt 1-1, mundi brazilianet 4-2 me penallti, kampione të Amerikës së Jugut, duke merituar edhe trofeun ‘Finalissima’.

Pas një starti të dominuar nga ‘luaneshat’, Ella Ann Toone hapi rezultatin në minutën e 23-të. Pesë minuta më vonë, Lauren James mendoi se dyfishoi rezultatin, por goli i saj u anulua nga VAR.

Lojtaret e suedezes Pia Sundhage, trajnere e Brazilit, provuan gjithçka në pjesën e dytë. Ato luftuan shumë, përpara se Andressa Alves të barazonte nga afër në momentet e vdekjes (90’+3), pas një gabimi me dorë nga portierja angleze Mary Earps.

Te penalltitë, Earps e kompensoi gabimin e saj duke bërë një pritje vendimtare. Më në fund ishte Chloe Kelly, ajo që çliroi Wembleyn dhe i ofroi trofeun publikut të saj (4-2 me penallti).

Anglezet fitojnë ‘Finalissima’-n, mposhtën Brazilin

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll