Sport

Hajdutët veshur me të zeza dhe me maska skish, sulmojnë shtëpinë e Messit!

Ata u përpoqën të hapnin dyert dhe dritaret, por dështuan. Më pas ata vendosën të largoheshin nga vendi i ngjarjes para se të arrinte policia spanjolle.

6 Prill 2023, 22:42 Nga DOSJA
Hajdutët veshur me të zeza dhe me maska skish, sulmojnë

SPANJE - Mbrëmë, disa persona me kapuç kanë tentuar të hyjnë në shtëpinë e Lionel Messit (lojtar i Paris Saint-Germain), në Barcelonë.

Sipas “Antena 3”, e cila kishte akses në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë, disa hajdutë, të veshur me të zeza dhe me maska ​​skish, u hodhën nga muri dhe u futën në lëndinën e shtëpisë së sulmuesit argjentinas.

Ata u përpoqën të hapnin dyert dhe dritaret, por dështuan. Më pas ata vendosën të largoheshin nga vendi i ngjarjes para se të arrinte policia spanjolle.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll