Sport

Cassano, si përherë sulmon Mourinhon, nuk lë gjë pa thënë për portugezin: “Atij nuk i intereson futbolli. Janë thjesht filma”…

Ish-sulmuesi thotë se loja e skuadrës që drejtohet nga portugezi vlen “zero”

6 Prill 2023, 19:57 Nga DOSJA
Cassano, si përherë sulmon Mourinhon, nuk lë gjë pa

ITALI - Antonio Cassano nuk e ka fshehur faktin se nuk është i dashuruar me José Mourinhon dhe këtë e dëshmoi sërish të mërkurën. Gjatë një ndërhyrjeje në BoboTV, ish-sulmuesi e shkatërroi plotësisht trajnerin portugez, kur po bënte një krahasim të drejtpërdrejtë me Maurizio Sarrin.

“Trajneri i Lazios e do futbollin dhe punën e tij, ndërsa tjetri nuk e do futbollin. Ai fiton, ndryshon, është i zgjuar dhe njerëzit e shikojnë sikur di gjithçka. Sarri luan futboll të mrekullueshëm, ndërsa ai (Mourinhos) është zero.

Njerëzit do ta shohin historinë, por le të mos gënjehemi, sepse ne e dimë se si funksionon futbolli. Flet dhe komunikon, ndërsa pjesa tjetër është thjesht kinema. Nuk e di si t'i marr rezultatet, nuk e kam idenë se si luajnë skuadrat e Romës dhe Mourinhos”,- nisi duke thënë ish-sulmuesi.

"Ai është një trajner dhe komunikues fantastik, por për mua ai është një trajner i barabartë, qoftë trajner i Real Madridit apo San Martinese (një ekip modest nga Novara). Ai mund të kthehet te Reali, sepse Ancelotti mund të shkojë në Brazil, por vetëm për shkak të statusit që ka krijuar.

Por ai, mund të shkonte edhe në San Martinese. Veç nëse Reali dëshiron të dijë për futbollin, nuk duhet ta thërrasë Mourinhon. Në San Martinese luajnë futboll rastësisht, atëherë ato mund ta thërrasin”, shtoi ish-sulmuesi kontrovers.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll