Sport

Luftë ndaj huliganëve! Stadiumi 'De Kuip' mund të mbyllë dyert për Feyenoord… (VD)

Institucionet shtetërore janë të shqetësuar për sjelljen e tifozëve të Feyenoord, të cilat u përsëriten në stadiumin “De Kuip” në Roterdam gjatë ndeshjes për Kupën e Holandës

6 Prill 2023, 20:59 Nga DOSJA

Luftë ndaj huliganëve! Stadiumi 'De Kuip' mund të

HOLANDE - Incidentet që ndodhën në stadiumin De Kuip në Roterdam gjatë gjysmëfinales së Kupës së Holandës mes Feyenoord dhe Ajax, mund të çojnë në masa të ashpra nga qeveria, kundër klubit finalist të Conference League së vitit të kaluar. 

Këtë e bëri të qartë ministrja e Drejtësisë dhe Sigurisë, Dilan Yesilgoz: "Ne duam të dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur, - janë fjalët e saj - dhe është e mundur që të ketë pasoja. Ne po mendojmë t'i luajmë ndeshjet e Feyenoord në shtëpi me dyer të mbyllura". 

E gjithë kjo për shkak të sjelljeve të përsëritura të tifozëve të Roterdamit, jo të reja për episode huliganizmi dhe dhune, si në Tiranë një natë para finales së Conference League. Më 13 dhe 20 prill, Feyenoord do të përballet me Romën në dy ndeshjet e çerekfinales së Europa League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll