Politike

Koalicioni me Berishën/ Meta: Nuk është sakrificë e madhe, jemi futur për të çrrënjosur monizimin

Meta shtoi se janë kandidatët ata që udhëheqin gjithçka dhe jo liderët e partive apo të koalicionit. 

6 Prill 2023, 21:25 Nga F.M
Koalicioni me Berishën/ Meta: Nuk është sakrificë e madhe,
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk e konsideron një sakrificë aleancën me kryedemokratin Sali Berisha. I ftuar në "Log", Meta tha se të dy janë bërë bashkë për të rrzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama. I pyetur lidhur me fushatën, Meta tha se si ai edhe Berisha jaë në dispozicion të kandidatëve. Meta shtoi se janë kandidatët ata që udhëheqin gjithçka dhe jo liderët e partive apo të koalicionit. 

Pjesë nga intervista

Endri Xhafo: Si rakordoheni me Berishën?

Ilir Meta: Ne jemi në funksion të kandidatëve, janë ata që udhëheqin agjendën tonë, ndërsa të gjithëve bashkë na udhëheq një objektiv që është fitorja. Ky është një bashkim për fitore. Jemi përballë një regjimi monist dhe të gjitha bashkitë i ka një forcë politike. Ne rakodohemi vazhdimisht, por kjo nuk është e rëndësishme. Nuk ka asnjë lidhje kjo fushtë me fushatat e tjera. Ne jemi në një listë të përbashkët, bashkë me PDK, PBDNJ dhe nuk ka lidhje me atë të kaluarën. Nuk është asnjë sakrifi

Marsela Karapanço: Ku do jetë pika e takimit?

Ilir Meta: Ne jemi vazhdimisht në kontakte në takime. Tani është koha të flasim për kandiadtët. Në 14 maj nuk do votohet as Berisha, as Meta, as Rama. Aty do votohen kandidatet.

Neritan Alibeali: E shihni si betejë politike, apo beteje për pushtetin lokal?

Ilir Meta: Nëse do ishim në një situatë normale, këto do ishin thjesht zgjedhje lokale. Por situata është shumë e rëndë. Nuk ka asnjë këshilltar të opozitës. Kemi një shpërdorim të taksave. Mbi të gjitha do të çrrënjosim monizmin që në këto 4 vite ka qenë si asnjëherë më parë. Errësirë e plotë, korrupsion pa fund.

ilir meta

Sondazh

Poll